Projektligjet për ushtrinë të enjten në seancë, Veseli i bindur se deri në fund të vitit përfundon ky proces

Prishtinë | 15 Tet 2018 | 09:17 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

E plotësuar:  Kryesia e Kuvendit të Kosovës në mbledhjen e mbajtur ka vendosur që të enjten të mbahet seanca e radhës. Në rendin e ditës janë 44 pika, ku në mesin e tyre është edhe shqyrtimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, raporton Ekonomia Online.

Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit, mas mbledhjes së Kryesisë u shpreh i bindur se Kosova do të bëhet me ushtri brenda këtij vit, por shtoi se ky proces duhet të kalojë me mençuri dhe maturi.

Veseli ka deklaruar se duhet të fuqizohet buxheti për ushtrisë, të investohen dhjetëra miliona euro në mënyrë që ajo të pajisur me mjetet e nevojshme.

Ky proces sipas tij, duhet të kalojë në partneritet me aleatët, në mënyrë që të mos dëmtohet liberalizimi i vizave.

“Të enjten kemi seancë. Kuvendi duhet të përçojë mesazh sepse Kuvendi ka përgjegjësi. Në UÇK kemi vepruar bashkë dhe kemi arritur suksese edhe për partneritet. Ushtria e Kosovës duhet të kryhet brenda këtij viti, të shkojmë me mençuri dhe maturi”.

“E mençur është që të shkojmë me partnerët tanë, mos të dëmtohet liberalizimi i vizave. Nëse është qëllimi i opozitës dëmtimi i liberalizimit, yrysh. Unë jam entuziast ditën kur ta kalojmë tranzicion, por duhet të investojmë në të”.

“Forcat e armatosura do të jenë. Ushtria do të jetë brenda këtij viti. Fuqizimi i buxhetit të Kosovës që të investojë në forcën e armatosur, të jetë e pajisur, të investohet”.

Gjithashtu në seancën e radhës është planifikuar që të bëhet shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik dhe shqyrtimi i parë Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së.

Në seancë pritet të bëhet edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, si dhe shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale.

Në rendin e ditës është shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/541349136288671/

Nis mbledhja e Kryesisë, në rend dite ushtria

Ka nisur mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar seancën e re plenare, raporton Ekonomia Online.

Në rendin e ditës janë 44 pika, ku në mesin e tyre është edhe shqyrtimi në lexim të parë i tri projektligjeve për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në ushtri, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes; Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Përgatitjet për seancë plenare:
  3. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  4. Koha për pyetje parlamentare,
  5. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës,
  7. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Sigurime Sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës,
  8. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Traktatit që themelon komunitetin e transportit,
  9. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-078 për Ratifikimin e “Marrëveshjes Bilaterale ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatit të Madh të Luksemburgut në kuadër të Projektit të bashkëpunimit zhvillimor, KSV/019: asistencë teknike në kontekstet e integrimit evropian”,
  10. Shqyrtimi i Projektligjit nr. 06/L-103 për Ratifikimin e ndryshimit dhe plotësimit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2015 ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësim-ndryshimin e Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës,
  12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Ministrinë e Mbrojtjes,
  13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës,
  15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat e korporatave,
  16. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për tatimin në të ardhurat personale,
  17. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-176 për Hetim Parlamentar,
  18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Inspektoratin e punës,
  19. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
  20. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për rregullimin e shërbimeve të ujit,
  21. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për mbrojtjen e vlerave të Luftës së UÇK-së,
  22. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për pagat në sektorin publik,
  23. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për organizimin dhe funksionimin e Administratës Shtetërore dhe të agjencive të pavarura,
  24. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për zyrtarët publik,
  25. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për transmetuesin publik të Kosovës,
  26. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 05/L-075 për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive,
  27. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2004/22 për Kinematografinë,
  28. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-065 për të drejtat e autorit dhe të drejtat e përafërta,
  29. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-097 për bibliotekat
  30. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-88 për Trashëgiminë Kulturore,
  31. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L -090 për Sponsorizime në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit,
  32. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.06/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 2003/24 Ligji i Sportit ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-075 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 2003/24 për Sport,
  33. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për peticione,
  34. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-049 për inovacion shkencor dhe transfer të dijes dhe teknologjisë,
  35. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-036 për Statistikat Zyrtare të Republikës së Kosovës,
  36. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Ndërmarrjet Sociale,
  37. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Qeverisë për funksionimin e sistemit të kontrollit të brendshëm të financave publike në sektorin publik të Kosovës për vitin 2017,
  38. Shqyrtimi i Raportit të Auditimit të Kompanisë Regjionale të Ujësjellësit Prishtina Sh. A për vitin 2017,
  39. Shqyrtimi i Raportit vjetor mbi gjendjen në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  40. Shqyrtimi i Raportit vjetor i punës së Agjencisë Kosovare të Privatizimit për vitin 2017,
  41. Emërimi i kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit Drejtues të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës,
  42. Emërimi i kryetarit të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik,
  43. Emërimi i 7 (shtatë) anëtarëve të Këshillit të Kosovës për trashëgimi Kulturore,
  44. Shkarkimi i z. Shqiprim Pula nga pozita e anëtarit të Bordit të Autoritetit Rregullator të komunikimeve elektronike dhe postare,
  45. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Komisionit të Pavarur për Media nga radha e komunitetit jo-shumicë,
  46. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga radha e komunitetit serb.
  47. Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave

Të ngjashme