Projektligji për shërbimin mjekësor emergjent dërgohet në Kuvend

Prishtinë | 05 Tet 2016 | 14:52 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, ka aprovuar për në kuvend Projektligjin për shërbimin mjekësor emergjent. Ky Projektligj u votua në komision me 5 vota pro, 2 abstenime dhe pa asnjë kundër.

Anëtarja e këtij komisioni nga radhët e VV-së, Besa Baftija ka thënë se Projektligji në fjalë ka mangësi të theksueshme, prandaj vendosi të abstenojë.

“Unë jam për me pas ligj të emergjencave, por se sa është funksional dhe sa do të implementohet, dhe se më duhet disa konsulta dhe normalisht me komitetin që e kemi brenda subjektit”, tha Baftija.

Kryetarja Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale, Flora Brovina tha se kanë vizituar disa institucione, si FSK-në, Ministrinë e Punëve të Brendshme, e shumë të tjera, të cilat kanë mirëpritur këtë Projektligj, duke u bërë thirrje anëtarëve të Komisionit që të votojnë pro.

Pavarësisht diskutimeve që u bënë ky Projektligj u procedua për në Kuvend.

Të ngjashme