Projektligji për Tregti me Jashtë me standarde të OBT-së, kërkohet të mos dëmtohen prodhuesit

Prishtinë | 01 Nën 2021 | 12:26 | Nga Kastriot Kokollari Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti ka mbajtur dëgjim publik lidhur me Projektligjin për tregti me jashtë, raporton Ekonomia Online.

Emrush Ujkani nga Këshilli i Investitorëve Evropianë, tha se Projektligji për Tregtinë e Lirë është hartuar me rregullat e Organizata Botërore e Tregtisë (OBT).

“Ky Projektligji është i organizuar me rregullat e OBT-së dhe parimet janë të inkorporuara në ligj. Neni 23 mund të rregullohet në disa aspekte administrative”.

Andrra Nurkollari, nga Oda Ekonomike Amerikane (OEAK), ka pasur kritika në marrjen e lejes se importit dhe eksportit, duke thënë se e pengon qarkullimin e mallrave.

“Pas një analize të projektligji,t Oda ka kundërshtim me marrjen e lejes së importit dhe eksporti dhe konsideroj se pengon qarkullimin e mallrave”.

Nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Zef Dedaj, tha se në ato raste ku çmimet janë më të lira se ato të origjinës kanë aplikuar masën e anti-dampingut.

“Sa i përket masave të subvencionuara, kundër balancës në importe në ato raste kemi aplikuar ku kemi çmime më të lira se të origjinës, ndërsa parimisht neni 6 na jep dritën e gjelbër për aplikimet e mundshme për arsye ekonomike”.

Ai tha se ka pasur rritje të prodhimeve dhe të eksportit, raporton EO.

“Kosova ka kapacitete që i plotëson kërkesat ndërkombëtare dhe kjo dëshmohet me rritje e eksportit”.

Këtë projektligj e përkrah edhe Oda Ekonomike e Kosovës, tha Lumnije Hashani.

“Oda e përkrah projektligjin për tregti me jashtë dhe ky është në përputhje me MSA-së dhe tregtinë e lirë”.

Deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha se duhet pasur kujdes të mos dëmtohen prodhuesit vendës.

“Në këtë drejtim është e mirëseardhur që bashkë me neve dhe Ministrinë e Tregtisë ta saktësojmë ashtu siç duhet që mos t’i dëmtojmë prodhuesit vendor”.

Të ngjashme