Ekonomia Online
FUNDIT

Prokurorët francezë i kërkojnë BE-së të pezullojë imunitetin e Le Penit

Prokurorët francezë i kërkojnë BE-së të pezullojë imunitetin e Le Penit

Parlamenti Evropian akuzon Le Penin për keqpërdorimin e fondeve në vitet 2011 dhe 2012, për të paguar dy asistentët e saj parlamentar, të cilët në fakt kanë punuar për partinë e saj Fronti Nacional. Vetëm nëntë ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, prokurorët financiarë i kanë kërkuar Parlamentit Evropian të pezullojë […]

Parlamenti Evropian akuzon Le Penin për keqpërdorimin e fondeve në vitet 2011 dhe 2012, për të paguar dy asistentët e saj parlamentar, të cilët në fakt kanë punuar për partinë e saj Fronti Nacional.

Vetëm nëntë ditë para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale në Francë, prokurorët financiarë i kanë kërkuar Parlamentit Evropian të pezullojë imunitetin e kandidates së ekstremit të djathtë, Marine Le Pen, nga shkaku i një hetimi i cili pretendon se janë bërë punësime të rreme në Parlament.

Televizionet “Europe 1” dhe “France Inter” kanë raportuar se gjyqtarët francezë të cilët hapën helmimin në dhjetorin e kaluar, më 29 mars kanë dorëzuar një kërkesë në zyrën e prokurorit dhe Ministrisë së Drejtësisë.

Le Pen, që është lidere e Frontit Nacional, nga ana e saj e ka cilësuar këtë veprim si diçka të zakontë. “Është një procedurë normale, nuk jam e befasuar”, tha ajo për radion France Info.

Të ngjashme