Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 39 aktakuza kundër 50 personave për vepra të ndryshme penale në gjithë territorin e Kosovës.
Sipas raportit zyrtar, me urdhër të prokurorëve janë ndaluar 12 persona, ndërsa janë parashtruar gjashtë kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tetë personave të dyshuar për kryerje të veprave penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për paraburgim ndaj një personi dhe ka ngritur 19 aktakuza kundër 23 personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur shtatë aktakuza kundër 14 personave.
Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar një person për 48 orë, ndërsa Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar pesë persona dhe ka ngritur dy aktakuza ndaj dy personave.
Sipas raportit, Prokuroria Themelore në Gjakovë ka parashtruar katër kërkesa për paraburgim ndaj gjashtë personave dhe ka ngritur tri aktakuza ndaj tre personave.
Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar dy persona dhe ka ngritur katër aktakuza ndaj katër personave për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar dy persona, ka paraqitur një kërkesë për paraburgim ndaj një personi dhe ka ngritur katër aktakuza kundër katër personave.