Prokuroria pranon ekspertizën për Astrit Deharin nga Zvicra, s’dihet përmbajtja

Prishtinë | 17 Tet 2019 | 11:39 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Admir Shala, në një konferencë për media, ka njoftuar se tashmë ka ardhur raporti përfundimtar i rastit të vdekjes të dyshimtë të aktivistit të Vetëvendosje, Astrit Deharit.

Shala tha se zarfi është i mbyllur dhe përmbajtja e tij nuk dihet, raporton Ekonomia Online.

“Sot me datën 17 tetor kemi pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës të rastit Deharit”.

“Ky raport është me zarf të mbyllur akoma nuk e dimë se çka ka brenda sot u dorëzua në prokurorinë e shtetit në këtë zarf do ta dërgojmë prokurorit të rastit”.

Shala tha se zarfi ose raporti do t’i dërgohet familjes në momentin që raporti përkthehet në shqip.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/427841198128512

Të ngjashme