Prokurori i Shtetit thotë se nuk e ka pranuar nga Instituti zviceran ekspertizën për rastin Dehari

Prishtinë | 15 Tet 2019 | 14:05 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit përmes një publikimi zyrtar thotë se deri në momentin e lëshimit të kësaj komunikate, nuk e ka pranuar raportin përfundimtar të ekspertizës për rastin Dehari nga Instituti i Lozanës në Zvicër.

“Për hirë të informimit të drejtë të opinionit, në momentin që ky raport të mbërrij përmes ambasadës së Zvicrës në Kosovë, dhe i njëjti të pranohet në Prokurorinë e Shtetit, menjëherë do të njoftohet opinioni publik”, thuhet në njoftim.

Derisa, sot gjatë ditës avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi, ka thënë se është njoftuar nga Instituti zviceran se ekspertiza ka ardhur në Kosovë.

Gashi, madje i ka bërë thirrje Ministrisë së Drejtësisë që ta dorëzojë këtë ekspertizë.

Të ngjashme