Prokurori lan duart me drejtësinë, jep dorëheqjen dhe i shpëton vettingut

Prishtinë | 11 Pri 2018 | 13:51 | Nga

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur për ndërprerjen e procesit të Vettingut ndaj prokurorit të Beratit, shtetasit Ermir Beta, pasi ky i fundit ka dhënë dorëheqjen nga detyra e tij si prokuror.

Beta i ka dorëzuar “çelësat” më 15 Mars në Prokurorinë e Përgjithshme ndërsa njoftimin për lëvizjen e tij e ka bërë pranë KPK-së më 6 prill. Kësisoj prokurori i ka “shpëtuar” procesit të rivlerësimit të tij, një vendim i marrë ky po nga KPK këtë të mërkurë.

Ermir Beta ishte emëruar prokuror në Prokurorinë e Beratit me dekret të Presidentit trë datës 6 nëntor 2008.

Lista e zyrtarëve që u është ndërprerë procesi i Vettingut deri tani:

Ermir Beta, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat

Ilir Çeliku, gjyqtar pranë Gjykatës së Apelit Vlorë

Erlindi Basha, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Ilir Pashaj, gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan

Etleva Sherifi, ndihmëse ligjore pranë Gjykatës së Lartë

Adnand Bërdica, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë

Sulejman Tola, prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë

Eritan Shehu, ndihmës ligjor pranë Gjykatës së Lartë

Adriatik Llalla, ish-Prokuror i Përgjithshëm

Besnik Imeraj, ish-anëtar i Gjykatës Kushtetuese. /Gazeta Express

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme