Prokuroria deklarohet për mosparaqitjen e Kurtit: Do të veprojmë sikurse në të gjitha rastet tjera

Prishtinë | 04 Mar 2025 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se kryeministri Albin Kurti nuk është paraqitur në organin e specializuar për hetimin dhe ndjekjen penale për ta dhënë dëshminë e tij në rastin e dyshimeve për keqpërdorimet me rezervat shtetërore.

“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, pas interesimit të shumë gazetarëve, informon se dëshmitari A.K. nuk është paraqitur në Prokurorinë Speciale për të dhënë dëshminë e tij edhe përkundër faktit se i njëjti ka qenë i obliguar me Urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë që të paraqitet në cilësi të dëshmitarit, për të dhënë dëshminë e tij me datë 04.03.2025 në ora 10:00, në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës”.

Prokuroria Speciale thotë se “edhe në këtë rast penal, sikurse në të gjitha rastet tjera do të veprojë duke respektuar legjislacionin në fuqi”.

Kurti kishte urdhër nga Gjykata Themelore e Prishtinës që sot në 10:00 të paraqitej para prokurorëve, por sikurse ftesat e Prokurorisë Speciale, ai ka vendosur ta shpërfillë edhe këtë urdhër gjyqësor.

LEXO EDHE:

Të ngjashme