Prokuroria dhe ATK-ja aksion në veri

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 16:40 | Nga Ekonomia Online

Në veri është duke u zhvilluar një aksion i prokurorisë dhe policisë.

Në këtë aksion po marrin pjesë edhe zyrtarët e Administratës Tatimore të Kosovës.

Kështu tha për Ekonomia Online zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

“Policia e Kosovës në bazë të informacioneve të pranuara se në disa biznese në veri të vendit është duke u zhvilluar veprimtari e kundërligjshme , me autorizim të prokurorit policia ka ndërhyrë dhe të njëjtat janë duke u kontrolluar”, tha Elshani për Ekonomia Online.

Nuk janë bërë të ditura detaje tjera lidhur me aksionin.

Të ngjashme