Prokuroria Themelore në Ferizaj ka njoftuar se gjatë kësaj jave ka ndaluar shtatë persona për raste të ndryshme penale.
Departamenti i Krimeve të Rënda ka ndaluar dy persona në mesin e tyre edhe një person zyrtar për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.
Departamenti i Përgjithshëm i kësaj prokurorie ka ndaluar katër persona për veprat penale “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, “Ofrimi i Lokaleve për prostitucion” , “ Posedimi paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” dhe “Lëndim i lehtë trupor” .
Ndërsa, Departamenti për të Mitur i kësaj prokurorie ka ndaluar një person të mitur për dyshimin se ka kryer veprën penale “Vrasje e rëndë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve”.