Prokuroria e Gjakovës ka ngritur 9 aktakuza për rastet e dhunës në familje

Prishtinë | 04 Tet 2018 | 10:18 | Nga Ekonomia Online

Në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, gjatë muajit Shtator 2018, janë pranuar shtatë raste të cilësuara si dhunë në familje, gjegjësisht vepra penale nga neni 188/3 të KPK-së.

“Për të gjitha rastet është marrë aktvendim për fillim të hetimeve, dhe është caktuar paraburgimi  i  7 të pandehurve, ndaj tyre është duke u zhvilluar procedura hetimore,” bënë të ditur prokuroria.

Gjithashtu, gjatë muajit shtator 2018, janë ngritur nëntë (9) aktakuza për rastet e dhunës në familje, nga neni 188/3 të KPK-së .

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme