Prokuroria e Prizrenit ka ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë

Prizren | 01 Sht 2016 | 12:31 | Nga

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër Xh.H dhe N.M., për shkak se kanë kryer veprën penale, vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafin 1.6 dhe 1.5 të KP-së, si dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të pautorizuar të armëve nga neni 374 par. 1 të KP-ës.

Sipas aktakuzës i pandehuri Xh.H., më datë 27 janar 2016, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerin E.M., dhe e ka vënë në rrezik jetën e N.M., me qëllim të fitimit të dobisë pasurore. Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.6 dhe 1.5 të KP-së.

Po ashtu, i njëjti person ka kryer veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KP-ës, pasi që ka mbajtur në posedim pistoletën e prodhimit “Crvena Zastava” të kalibrit 7.65 mm. MOD 70 me nr. serik 59911.

Në aktakuzë thuhet se i akuzuari i dytë N.M., në kohën dhe vendin e njëjtë me dashje ka ndihmuar të akuzuarin Xh.H., në kryerjen e veprës penale të përshkruar si në dispozitivin e parë, çka do të thotë se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë në ndihmë nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafin 1.6 dhe 1.5 lidhur me nenin 33 të KP-së.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme