Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore dhe Prokuroria Speciale, janë ngritur nëntëdhjetepesë aktakuza kundër njëqindedhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë njëzetedy persona, si dhe janë bërë tetë kërkesa për caktimin e paraburgimit të trembëdhjetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Gjithashtu, prokurori i shtetit ka bërë dy (2) kërkesa për sekuestrim. Nga kërkesa e parë është sekuestruar një veture e llojit “VW Passat”. Ndërkaq, nga kërkesa e dytë janë sekuestruar produkte kozmetike në vlerë prej 953.62 €, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi i mallrave”. Janë sekuestruar;
Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar tre persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Gjithashtu, kjo prokurori ka ngritur tetëmbëdhjetë aktakuza, kundër njëzet personave për veprat të ndryshme penale, si dhe ka bërë një kërkesë për sekuestrimin e një veture e llojit “VW Passat”.
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një person në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza, kundër gjashtëmbëdhjetë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy persona në kohëzgjatje prej 48 orësh për vepra të ndryshme penale, si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave për vepra të ndryshme penale.
Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka bërë një (1) kërkesë për sekuestrim, për shkak të veprës penale ”Kontrabandimi i mallrave”. Po ashtu, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur pesë aktakuza kundër pesë personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar gjashtë persona të dyshuar në dy raste të ndara, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave, si dhe ka ngritur tetë aktakuza kundër nëntë personave për vepra të ndryshme penale.