Prokuroria e Tiranës do të marrë në pyetje Berishën dhe Bashën

Prishtinë | 10 Jan 2022 | 14:26 | Nga Ekonomia Online

Kryedemokrati Lulzim Basha dhe ish-lideri Sali Berisha do të merren në pyetje në lidhje me protestën e 8 janarit. Lajmin e bëjnë të ditur burime për gazetarin Ermal Vija nga prokuroria ndërsa Berisha dhe Basha të dy do të thirren në cilësinë e deklaruesit.

Kujtojmë se për protestën e mbajtur përpara Selisë Blu më 8 janar policia deri më tani ka shoqëruar 34 persona për incidentet e shkaktuara. Ndërsa penalisht u proceduan Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Bardhi akuzohet për lëndën nga bombolat anti-zjarr që është hedhur nga brenda godinës së PD, ndërsa Noka për tubim të paligjshëm. Protesta e djeshme zgjati tre orë dhe rreth orës 13:00 ndërhyri policia për të shpërndarë protestuesit, duke përdorur gaz lotsjellës.

Të ngjashme