Ekonomia Online
FUNDIT

Prokuroria jep detaje për bastisjet në Pejë, Klinë dhe Istog

Prokuroria jep detaje për bastisjet në Pejë, Klinë dhe Istog

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në tri komuna. Prokuroria bën të ditur se aksionet po kryhen në Pejë, Klinë dhe Istog, me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj […]

Prokuroria Themelore në Pejë, njofton se pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore dhe urdhëresës së gjyqtarit të procedurës paraprake, janë duke u kryer bastisje në tri komuna.

Prokuroria bën të ditur se aksionet po kryhen në Pejë, Klinë dhe Istog, me qëllim të gjetjes së provave për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” ndaj disa zyrtarëve komunal, lidhur me ndërtimet e paligjshme.

“Për këto veprime në teren janë angazhuar pesë prokurorë të shtetit nga Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, në koordinim me Njësitin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Prokuroria Themelore në Pejë gjatë ditës së sotme do të njoftojë lidhur me rezultatet dhe veprimet e ndërmarra.

Të ngjashme