Prokuroria jep detaje për rastin e foshnjës që u dërgua e vdekur në Spitalin e Pejës

Prishtinë | 19 Qer 2023 | 10:09 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të dielën, rreth orës 08:30 një foshnje është dërguar e vdekur në Spitalin e Pejës.

Sipas Policisë, foshnja ishte dërguar fillimisht për kontroll mjekësor, ndërsa mjeku kujdestar aty kishte konfirmuar se foshnja kishte arritur në spital pa shenja jete.

Lidhur me rastin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka thënë për “Betimi për Drejtësi” se nga ana e kësaj të fundit janë duke u ndërmarr veprimet e nevojshme hetimore.

Ai ka treguar se foshnja është dërguar për autopsi dje me urdhër të prokurorit, me qëllim që të sqarohen rrethanat e vdekjes.

Policia ka thënë se rastin po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

Të ngjashme