Prokuroria kërkon 64 vjet burgim për bandën “Shullazi”

Tiranë | 02 Tet 2018 | 14:09 | Nga Ekonomia Online

Në Gjykatën e Krimeve të Rënda në Shqipëri u dha sot pretenca e prokurorisë për Emiljano Shullazin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Prokuroria ka kërkuar 17 vjet burg për Emiljano Shullazin, 15 vite për Gilmando Danin, 11 për Endrit Qyqja, 10 për Blerim Shullazi dhe 11 vjet për Endri Zela.

Katër prokurorët Donika Prela, Gentian Osmani, Besnik Muçi dhe Anton Martini dhanë pretencën për Shullazin dhe 4 të pandehurit e tjerë pas një serie kundërshtimesh nga prokurorë të tjerë për t’u përfshirë në këtë proces.

Leximi i pretencës nga organi i akuzës për bandën e “Shullazit” është shtyrë 6 herë për motive të ndryshme, raporton Tvklan.

Emiljano Shullazi akuzohet si kreu i një grupi kriminal për gjobëvënie e mbi të rëndojnë 7 akuza. Sipas Prokurorisë, Shullazi ka gjobitur tre biznesmenët Ylvi Beqja, Jani Zaka dhe Adriatik Këçuku si dhe ka kërcënuar për t’u tërhequr nga gara kandidatin për rektor Mynyr Koni si dhe ka kanosur rektorin Dhori Kul

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme