Prokuroria kërkon dënim maksimal për të akuzuarit të Lagjes së Trimave. Kjo pasi sipas tyre, ata kanë prova të mjaftueshme me të cilat vërtetohet se ata kanë kryer vepra terroriste dhe kanë bërë organizim terrorist.
Për disa pjesëtarë të grupit të Kumanovës, prokuroria vlerëson se kanë ardhur në Lagjen e Trimave për para, ndërsa një pjesë tjetër ka patur ideale politike dhe kombëtare, raporton shenja.
Janë 20 shtetas të Kosovës dhe nëntë të Maqedonisë që rrezikojnë të marrin dënime tejet të larta që parashikohen me veprat “terrorizëm” dhe “organizim terrorist”, ndërsa tetë shtetasit e Maqedonisë të akuzuar për shërbime të ndryshme logjistike, rrezikojnë dënimë më të ulëta pasi nuk kanë marrë pjesë në luftimet që janë zhvilluar në lagje.