Prokuroria kërkon paraburgim për 2 zyrtarët e MINT dhe Ridvan Muharremin

Prishtinë | 19 Gus 2023 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës bashkë me Policinë kanë kryer mëngjesin e së premtes bastisje në furrën e shndërruar në restorant, ‘Bukë e zemër’ dhe banesën e pronarit të saj, Ridvan Muharremi, i cili është arrestuar nën dyshimet se është përfshirë në keqpërdorimet me rezervat shtetërore. Po ashtu bastisje dhe arrestime u kryen edhe në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, ku u prangosën dy zyrtarët, Hafiz Gara dhe Irfan Lipovica.

E ndaj tyre ka përfunduar seanca dëgjimore ku Prokuroria e Shtetit ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit për të dyshuarit Ridvan Muharremi, Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara.

Caktimin e masës së paraburgimit e ka kundërshtuar mbrojtja e tre të dyshuarve, ku kanë propozuar lirimin apo caktimin eventualisht të ndonjë mase tjetër.

Ndërsa vendimi pritet të merret nga gjyqtaraja e procedurës paraprake, Suzana Çerkini.Prokurorisë Speciale e Kosovës ka njoftuar se nga aksioni i djeshëm në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) në pranga kanë përfunduar 3 persona të dyshuar.

Të ngjashme