Prokuroria e Lartë Publike në Nish, Departamenti Special për Luftimin e Korrupsionit, ka ngritur aktakuzë kundër kryetares aktuale të Preshevës, Ardita Sinani, nën dyshimin se dy sipërmarrësve, I.G. dhe M.Sh nga Presheva, duke “duke mos bërë asgjë”, gjegjësisht duke mos kryer detyrën zyrtare “ka realizuar përfitim pasurie prej 360,000 dinarë në dëm të komunës” bazuar në ndarjen e subvencioneve për zhvillimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, edhe pse dyshohet se kanë aplikuar jashtë afatit.
Siç shkruan portali VranjeNews, në aktakuzë thuhet se ajo si kryetare e Këshillit të Komunës “nuk është kujdesur për ligjshmërinë e punës dhe nuk ka ftuar apo urdhëruar personalisht Sekretarin e Këshillit apo Shefin e Kabinetit që të ftojë Kryetarin e Komisionit për Subvencione, nuk ka kërkuar, në përputhje me ligjin, që kryetari i komisionit ose anëtari që zëvendëson të arsyetojë propozimin e komisionit dhe renditjen në konkursin për dhënien e subvencioneve”.