Prokuroria nga viti i kaluar kishte filluar hetimet në veri, 19 policë u suspenduan

Prishtinë | 28 Maj 2019 | 14:14 | Nga Emine Shehu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) qysh në prill të vitit të kaluar kishte filluar hetimet ndaj personave të dyshuar për krim të organizuar dhe kontabndim me mallra në veri, raporton Ekonomia Online.

Prokurori i Prokurorisë Speciale, Sylë Hoxha, tha se pas hetimeve për më shumë se një vjeçare kanë arritur që të arrestohen zyrtarë policor dhe janë bastisur disa lokacione.

“Prokuroria Speciale i ka filluar veprimet procedurale qysh nga prilli i vitit të kaluar ndaj disa personave  të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare vepra penale të kontrabandimit të mallrave, ryshfet etj. Gjatë kësaj periudhe PSRK me hetuesit kanë kryer shumë veprime procedurale, kemi marrë urdhëresa përmes të cilave kanë vepruar hetuesit”.

“Gjatë kësaj periudhe Prokuroria Speciale ka marrë edhe një numër të konsiderueshëm të të dyshuarve. Pas këtij aktivitetit një vjeçar Prokuroria Speciale pasi i grumbulloi provat ka parashtruar kërkesë Gjykatës Themelore të Prishtinës për një kontroll për shtëpitë dhe lokalet përcjellëse për të gjithë këta të dyshuar”.

“Në mesin e tyre kemi eprore dhe zyrtarë të policisë së Kosovë, pjesëtarë të nacionalitetit serb, boshnjak e shqiptarë”.

Gjatë aksionit të sotëm në veri janë arrestuar 19 zyrtarë policorë prej tyre 11 serb, 4 shqiptarë dhe 4 boshnjak ka bërë të ditur Miradije Kelmendi, drejtorësh e Inspektoratit Policorë të Kosovës (IPK).

Kelmendi ka njoftuar se 19 zyrtarëve të arrestuar iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh dhe janë suspenduar nga puna.

“Inspektorati në zbatim të autorizimeve pas një viti të veprimeve hetimore në bashkëpunim me Policinë ka realizuar këtë plan veprim për arrestimin e një numri të konsiderueshëm të zyrtarëve policor. Dyshohen për vepra penale si kontrabandim, keqpërdorim i pozitës etj”. 

“Janë bastisur 12 lokacione, 19 punonjës policorë janë arrestuar, 4 shqiptarë, 4 boshnjak dhe 11 serbë. Janë konfiskuar sende të dyshimta ilegale që do shërbejnë si prova”.

“Hetimet do të vazhdojnë edhe më tutje në drejtim të zbardhjes me veprat e lartcekura. Zyrtarët janë ndalur për 48 orë dhe janë suspenduar nga puna”.

Drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se aksioni i planifikuar kohë më parë është realizuar me sukses.

Pengesë Policisë, tha Qalaja i ka dalë vetëm në Zubin Potok kur i sulmuan me armë zjarri e mbetën të plagosur dy zyrtarë policorë.

“Ky urdhër arrest është bërë nga hetimet që janë marrë më herët. Pas marrjes së urdhër-arrestit kemi bë përgatitje që të realizohet në mënyrën më të mirë. Ka qenë e planifikuar të realizojmë urdhër-arrestin në mënyrë efektive”.

“Ka filluar në ora 06:00 të mëngjesit he në shumicën e komunave ku i kemi pas të dyshuarit operacioni ka rrjedhë pa pengesa, por kemi pas pengesa në Zubin Potok pasi qysh prej policisë ka hasur në një pritë në një gjuajtje me armë ku kemi pasur një zyrtar të plagosur dhe nga plumbi i njëjti kemi pasur të goditur edhe një zyrtar tjetër”.

“Ne kemi dhënë urdhër për angazhimin e njësive elite dhe kemi filluar në mënyrë progresive që t’i eliminojmë barrikadat në rrugë që kanë qenë të shumta dhe të depërtojmë edhe në Zubin Potok. Kemi pasur edhe tre zyrtarë tjerë të lënduar, por kanë qenë lëndime gjatë përpjekjes së heqjes së barrikadave në rrugë dhe jo nga plumbat”.

“Nga Policia janë bërë edhe kontrolli të shtëpive në Vushtrri dhe Drenas dhe kemi arrestuar disa qytetarë. Operacioni ka qenë mjaft i suksesshëm dhe edhe përkundër rezistencës aktive të një pjese aktive në Zubin Potok operacioni është zhvilluar me sukses”.

Ai ka bërë të ditur se janë lënduar pesë zyrtarë policor dhe është ndaluar një zyrtarë i UNMIK-ut ngase ka qenë pjesë e barrikadës.

“Janë pesë të lënduar një nga ta është lënduar me armë zjarri i dyti është lënduar nga e njëjta predhë dhe tre të tjerë gjatë barrikadës. Në një nga barrikadat ka qenë një veturë me një zyrtar i UNMIK-ut. Arsyeja pse e kemi shoqëruar në polici është pjesëmarrje në barrikadë”.

https://www.facebook.com/ekonomiaon/videos/1095159364004558/?notif_id=1558949029740789&notif_t=live_video_explicit

Të ngjashme