Prokuroria nis hetimet për rrethanat e vdekjes së punëtorit në Ferizaj

Prishtinë | 13 Pri 2026 | 16:06 | Nga Ekonomia Online

N.E. u ndalua për 48 orë pasi një punëtor ra nga një objekt në ndërtim në rrugën “Remzi Hoxha” në Ferizaj dhe vdiq në vendin e ngjarjes.

Prokuroria Themelore e Ferizajt tha se ky person u ndalua “për shkak të dyshimit të veprës penale ‘Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës’ nga neni 358 sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”.

Ndaj tij, Prokuroria Themelore në Ferizaj tha se “brenda afatit ligjor do të vazhdoj me procedurat e mëtejme ligjore”.

“Rasti në fjalë ka ndodhur në rrugën ‘Remzi Hoxha’ në Ferizaj, ku, një person ka rënë nga një objekt në ndërtim dhe pas daljes ne vendin e ngjarjes ekipet emergjente kanë konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.

Prokurori i shtetit, siç njofton Prokurorira, “ka udhëzuar Policinë dhe Inspektoratin e Punës, për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, me qëllim të zbardhjes së rrethaneve të këtij rasti”.

“Ndërsa, me urdhëresë të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i vitkimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë”.

Të ngjashme