Prokuroria për 24 orë ngriti 33 aktakuza ndaj 46 personave

Prishtinë | 22 Kor 2019 | 15:21 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit ka njoftuar opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur tridhjetetre (33) aktakuza kundër dyzetegjashtë (46) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe më urdhër të prokurorit të shtetit kanë ndaluar tre (3) persona për shkak të dyshimit se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, prokurori i shtetit ka bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të tetë (8) personave, si dhe brenda 24 orëve, ka sekuestruar një aparat i cili ka shërbyer për organizimin e skemave piramidale të kundërligjshme të bixhozit dhe një kombibus me pije jo alkoolike.

Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka lëshuar urdhëresë për zhvarrosje dhe identifikim në varrezat e një lokacioni në Podujevë. Në zbatim të kësaj urdhërese, sot me datë 19.07.2019, nga institucionet relevante janë realizuar veprimet e përcaktuara nga Prokuroria, me ç ‘rast janë gjetur mbetje mortore të një trupi i cili dyshohet të jetë viktimë e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”. Po ashtu, kjo prokurori ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit për tre (3) persona, për vepra të ndryshme penale. Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KRPK-së. Po ashtu, nga ky Departament është paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për të njëjtin person. Ndërkaq, në Departamentin e Krimeve të Rënda, është bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një të pandehuri për veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”. Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave,

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, në kohëzgjatje prej 48 orësh, si dhe ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave. Gjithashtu, në fshatin Breznicë, një person nga komuna e Kamenicës ka humbur jetën, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe,  një (1) kërkesë për të njëjtën masë kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjithashtu kjo prokurori,- Departamenti i Përgjithshëm ka ngritur një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale  “ Rrezikim i trafikut publik”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka sekuestruar një aparat i cili ka shërbyer për organizimin e skemave piramidale të kundërligjshme të bixhozit dhe një kombibus me pije jo alkoolike.

Po ashtu, Prokuroria Themelore në Mitrovicë, brenda 24 orëve, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër  (4) personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu brenda 24 orëve,

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroritë Aktakuzat – personat Ndalimet Paraburgimet kërkesat-personat Bastisjet Sekuestrimet
Prokuroria Speciale / / / / /
Prishtinë 17 – 23 1 2 – 3 / /
Prizren 4 – 6 1 2 – 2 / /
Pejë / / / / /
Gjilan 3 – 5 1 / / /
Gjakovë 1 – 1 / 2 – 2 / /
Mitrovicë 3 – 4 / / / 1
Ferizaj 5 – 7 / 1 – 1 / /
Totali 33 – 46 3 7 – 8 / 1

Në vijim gjeni raportin e veçuar për secilën prokurori.

  1. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës

Rastet tjera me interes për publikun:

Mbi bazën e informacioneve të siguruara nga Policia e Kosovës – Njësia për Krime të Luftës, Prokuroria Speciale e Republikës se Kosovës, ka lëshuar urdhëresë për zhvarrosje dhe identifikim në varrezat e një lokacioni në Podujevë. Në zbatim të kësaj urdhërese, sot me datë 19.07.2019, nga institucionet relevante janë realizuar veprimet e përcaktuara nga Prokuroria, me ç ‘rast janë gjetur mbetje mortore të një trupi i cili dyshohet të jetë viktimë e krimeve të luftës së fundit në Kosovë.

  • Prokuroria Themelore Prishtinë:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar për 48 orë një (1) person, pasi që i njëjti dyshohet se ka kryer veprat penale “Kanosja” dhe “Sulmi”.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për një (1) person, me dyshimin se ka kryer veprat penale “Dhunë në familje” dhe “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit për dy (2) persona, me dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ngritur shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza kundër njëzetetre (23) personave për vepra të ndryshme penale.

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Vjedhja e pyllit”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprat  penale “Sulmi” dhe “Lëndim i lehtë trupor”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprën penale “Sulmi”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”

Tre (3) aktakuza kundër pesë (5) personave, për veprën penale “Vjedhja”

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Legalizim i përmbajtjes së rreme”

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për veprën penale “Kanosja”

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

  • Prokuroria Themelore Prizren:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit kujdestar në Prokurorinë Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm është ndaluar për 48 orë një person nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Prizren – Departamenti i Përgjithshëm, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një të pandehuri për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhuna në familje” sipas KPRK-së.

Ndërsa, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një të pandehuri, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur katër (4) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, për këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave për veprën penale “Vjedhje e rëndë”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Mashtrimi”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

  • Prokuroria Themelore Pejë:

                 ////////////////////

  • Prokuroria Themelore Gjilan:

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, me

dyshimin se ka kryer veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur tri (3) aktakuza, kundër pesë (5) personave.

Departamenti Përgjithshëm, ka ngritur dy (2) aktakuza, kundër tre (3) personave, për

këto vepra penale:

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor’’ dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale ‘’Dhunë në familje’’.

Departamenti për Krime të Rënda, ka ngritur një (1) aktakuzë, kundër dy (2) personave,

për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’

dhe ‘’Vrasje në tentativë’’.

Rastet tjera me interes për publikun:

Në fshatin Breznicë, një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, ka humbur jetën, i cili është raportuar si person i zhdukur nga data 17 korrik 2019. Dyshohet

se rasti ka ndodhur si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në

fshatin Breznicë. Me urdhër të prokurorit, trupi i pa jetë i të ndjerit është dërguar për

obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë.

  • Prokuroria Themelore në Gjakovë:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjakovë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit. Një (1) kërkesë kundër një (1) personi , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Dhunimi”, si dhe, një kërkesë për të njëjtën masë kundër një (1) personi për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Aktakuzat:

Gjatë 24 orëve të fundit  në Prokurorinë Themelore në Gjakovë – Departamenti i Përgjithshëm, është ngritur një (1)  aktakuzë kundër një (1) personi, për veprën penale      “ Rrezikim i trafikut publik”.

  • Prokuroria Themelore në Mitrovicë:

Sekuestrimet e përkohshme:

Është sekuestruar  një aparat, i cila ka shërbyer për veprën penale Organizimi i skemave piramidale të kundërligjshme të bixhozit;

Është sekuestruar një kombibus me pije jo alkoolike për veprën penale Kontrabandë.

Aktakuzat:

Departamenti i Përgjithshëm i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për vepra të ndryshme penale.

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhje“;

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Narkotikë“;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor“.

  • Prokuroria Themelore në Ferizaj:

Kërkesat për caktimin e paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi të pandehur, për shkak të dyshimit se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” sipas KPRK-së.

Aktakuzat:

 Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër shtatë (7) personave për këto vepra penale:

Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Kanosje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Vjedhje”;

Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprën penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”; dhe

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

Të ngjashme