Prokuroria pritet të kërkojë paraburgim për policin që abuzoi seksualisht me 16-vjeçaren

Prishtinë | 06 Shk 2019 | 10:41 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria pritet të kërkojë paraburgim për policin V. V., i dyshuar për abuzim seksual dhe shantazh ndaj nxënëses 16 vjeçare nga Drenasi.

Prokurori i rastit, Hivzi Bajraktari e ka konfirmuar kërkesën për paraburgim ndaj hetuesit policor.

Bajraktari ka thënë se rasti do të kalojë tek Departamenti për të Mitur i Prokurorisë për shkak se vepra penale ka nisur në kohën kur vajza ishte e mitur, shkruan Insajderi.

16-vjeçarja nga Drenasi, kishte shkuar në polici për të denoncuar profesorin e saj. Por, në vend të gjetjes së ndihmës, ajo ka gjetur një “padron” skllavërues policor.

Pas marrjes së deklaratës, fotografimit të zhveshur të viktimës dhe ekspertizës mjekoligjore, hetuesi V.V., nën kërcënim dhe shantazh e kishte detyruar të bënte seks me të. Pas shfrytëzimit seksual për më shumë se një vjet, vajza kishte mbetur shtatzënë.

Hetuesi, e kishte detyruar vajzën ta abortonte në klinikën e gjinekologut Fehmi Ahmeti në Prishtinë.

Historia e dhunës ka marrë fund të martën kur hetuesi është arrestuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme