Prokuroria propozon dy dëshmitarë në gjykimin për korrupsion ndaj zyrtarit të Postës në Rahovec

Prishtinë | 20 Maj 2024 | 12:55 | Nga Ekonomia Online


Në seancën e së hënës, në Gjykatën Themelore në Gjakovë, prokurorja Dëshirë Jusaj bëri propozimin për dëgjimin e dëshmitarëve Ylfete Kryeziu dhe Bejtullah Deliu, në rastin ku Besim Haxhijaha akuzohet për “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”.

Haxhijaha akuzohet se në cilësinë e sportelistit të Postës së Kosovës – Dega në Rahovec, ka keqpërdorur detyrën e tij zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Prokurorja Jusaj ndër të tjera tha se edhe pas përpjekjeve që të dëgjohet e dëmtuara M.O. në cilësi të dëshmitares ka qenë e pamundur lidhja me video-link, pasi e njëjta ndodhet jashtë vendit.

Pas kësaj, prokurorja Jusaj bëri propozim për dëgjimin e dëshmitarëve Ylfete Kryeziu dhe Bejtullah Deliu në seancën e rradhës.

Në anën tjetër, kryetari i trupit gjykues, gjykatësi Drilon Haraçia e miratoi propozimin e prokurores Jusaj për dëgjimin e dëshmitarëve në seancën e radhës.

Të ngjajshme
Dëshmitarja s’arrin të lidhet përmes video-linkut, shtyhet…

4 Pri, 2024, 12:04
I akuzuari për përvetësimin e mbi 71 mijë euro nga Posta…

3 Pri, 2024, 21:59
Mungon e dëmtuara, shtyhet gjykimi për korrupsion ndaj…

7 Mar, 2024, 11:44
Paraprakisht, gjykatësi Haraçia bëri të ditur se

e dëmtuara M.O. ishte e planifikuar që të merr pjesë përmes video-linkut, por e njëjta nuk është paraqitur as sot, edhe pse sipas gjykatësit Haraçia edhe sot është tentuar të kontaktojnë me të, mirëpo ka qenë e pamundur pasi që e njëjta nuk është përgjigjur.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjakovë, më 9 gusht 2023, kishte ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit Besim Haxhijaha, me arsyetimin se në korrik 2021 deri në prill 2022 në cilësinë e sportelistit të Postës së Kosovës – Dega në Rahovec, ka tejkaluar kompetencat e tij dhe kundërligjshëm i ka dhënë asistencën sociale personit tjetër N.N në emër të M.O., nga fshati Petkoviç, Komuna e Rahovecit, por me banim në Slloveni.

Tutje në aktakuzë thuhet se nga i pandehuri, personi N.N ka tërhequr 13 asistenca sociale në shumë të përgjithshme prej 1 mijë e 596 euro, dhe atë në dhjetë fletëpagesat e Postës. Ashtu që i pandehuri Haxhijaha me veprimin e tij të kundërligjshëm, në emër të të dëmtuarës M.O., buxhetit të Republikës së Kosovës-Ministrinë për punë, Mirëqenie sociale dhe Transfere i shkakton dëm materiale në vlerë të përgjithshme prej 1 mijë e 596 euro.

Me këto veprime, i pandehuri Haxhijaha akuzohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

Të ngjashme