Prokurori i Shtetit, ka reaguar lidhur me raportimet në media se ish-ministrja Vlora Çitaku është duke u hetuar për keqpërdorim të biletave.
Në reagimin e Prokurorit të Shtetit thuhet se ndaj ish-ministres nuk ka ndonjë hetim lidhur me këtë çështje.
Sipas tyre, për këto keqpërdorime janë duke u hetuar zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.
“Prokurori i Shtetit, njofton opinionin e gjerë se ndaj ish-ministres, Vlora Çitaku, nuk ka asnjë lloj hetimi lidhur me këtë çështje. Për këtë janë duke u hetuar zyrtarë të tjerë të Ministrisë së Integrimeve Evropiane, lidhur me keqpërdorimet e pozitës zyrtare”, thuhet në reagim.