Prokurorinë Speciale e ka konfirmuar se koordinatorja e Komiteteve të Vetëvendosjes, Dejona Mihali, është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, raporton Ekonomia Online.
Përmes një komunikate për media, prokuroria ka thënë se ajo është ftuar për intervistim në cilësinë e dëshmitares për disa çështje, por nuk ka dhënë më shumë detaje.
“Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ka thënë PSRK.