Prokuroria Speciale ende po e heton infiltrimin e Radojiçiqit në vrasjen e Ivanoviqit

Prishtinë | 29 Dhj 2018 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Milan Radojiçiq, i ndërlidhur nga organet e hetuesisë me vrasjen e ish-liderit të SDP-së, Oliver Ivanoviq, gjendet ende në arrati.

I njëjti, po dyshohet se ka gisht në vrasjen e Oliver Ivanoviqit, së bashku me katër persona tjerë të arrestuar nga Policia e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Jo rrallë herë, zyrtarë nga Beogradi kanë akuzuar Prishtinën për ecurinë e këtyre hetimeve për zbardhjen e krimit.

E këto deklarata nuk po do ti komentojë Prokuroria Speciale e Kosovës.

Prokurori Special, Sylë Hoxha, ka thënë sot për Insajderin serb se Prokuroria Speciale nuk do të merret me deklaratat e politikanëve, dhe se e njëjta do të veprojë vetëm sipas ligjeve në fuqi.

“Ne nuk merremi me deklaratat e politikanëve të cilët japin qëndrime të ndryshme për punën e Prokurorisë”, ka thënë Hoxha.

Ai po ashtu ka bërë të ditur se Prokuroria Speciale është duke hetuar rolin e Radojiçiq në vrasjen e Ivanoviqit më 16 janar të këtij viti.

I njëjti, duke mos dashur të ndërhyjë në procesin hetues nuk ka dashur të jap më shumë detaje.

Kujtojmë, se çështja e vrasjes së Ivanoviqt u riaktualizua me deklaratën e presidentit Thaçi, i cili tha se autorët e këtij krimi gjenden në Serbi.

Menjëherë pas kësaj, pasuan reagimet e krerëve shtetëror serbë.

Ivanoviq u vra më 16 janar para zyreve të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme