Prokuroria Speciale paralajmëroi se do të kërkojë ngrirje të pronës së VMRO-DPMNE-së, për të cilën është konstatuar se është pjesë e veprës penale, gjegjësisht ashtu siç sqaruan nga atje, është përfituar nga mjetet të cilat dalin nga vepra penale, njofton Portalb.mk.
“Në kuadër të procedurës parahetimore, kemi konstatuar se partia ka përfituar pronë të patundshme e cila nuk është shfrytëzuar për qëllime partiake. Bëhet fjalë për objekte në të cilat nuk ka simbole paritake, por edhe prona në të cilat nuk ka objekte, por janë vetëm toka”, tha Lençe Ristovska, në lidhje me procedurën parahetimore “Talir” të financimit të paligjshëm të VMRO-DPMNE-së dhe larjes së parasë nga partia.
Ajo nuk tregoi se për sa metra katrorë bëhet fjalë, megjithatë theksoi se bëhet fjalë për pronë të madhe e cila do të përfshihet në 12 kërkesa.