Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj “Kobrës” dhe të tjerëve për vrasjen në Prizren

Prishtinë | 20 Shk 2024 | 14:02 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” dhe katër të tjerëve, të dyshuar për vrasjen e personit nga Kukësi me inicialet V.C, raporton Ekonomia Online.

Prokuroria Speciale, ka njoftuar të martën se i pandehuri D.H., akuzohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.5 dhe 1.8 të KPRK-së, si dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të pandehurit R.S dhe B.M. akuzohen për veprën penale ‘’Manipulimi me prova’’ nga neni 389 paragrafi 1 i KPRK-së.

Ndërkaq, të pandehurit R.S, J.B dhe A.V. akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale ‘’Pjesëmarrja në rrahje’’ nga neni 187 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.

Po ashtu, të pandehurit R.S dhe J.B akuzohen se e kanë kryer veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së.

Të ngjashme