Prokuroria Themelore në Ferizaj paraqet kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit

Prishtinë | 27 Shk 2019 | 16:07 | Nga Ekonomia Online

 Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj- Dega Kaçanik, kundër të pandehurit J.B., për shkak të dyshimit të bazuar se i pandehuri pas një konflikti verbal e sulmon fizkisht të dëmtuarin A.B., duke e goditur me grushte në pjesë të ndryshme të trupit, ku me këtë kishte për të kryer veprën penale “Sulmi” nga neni 187 par.3 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri J.B., gjendet në ndalim që nga data 25.02.2019 dhe ndaj tij është marrë aktvendim për fillim të hetimeve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme