Ferizaj, 26 dhjetor 2018 – Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Përgjithshëm, ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë Gjykatës Themelore në Ferizaj-Dega Kaçanik, kundër të pandehurit A.Q., sepse ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” nga neni 189 par.1 nën par.1.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka marrë aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit A.Q., dhe me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i pandehuri gjendet në ndalim që nga data 25 dhjetor 2018.