Prokuroria Themelore në Gjakovë tregon raportin e lëndëve janar-shtator 2018

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka mbajtur mbledhjen e rregullt të kolegjiumit, ku ishte i pranishëm edhe Prokurori Besim Kelmendi nga zyra e Kryeprokurorit të Shtetit.

Në këtë takim si pikë kryesore e diskutimit ishte edhe raporti nëntë mujorë i lëndëve të bartura, të pranuara, të kryera dhe të mbetura gjatë periudhës janari deri ne shtator 2018, në Departamentin e Krimeve të Rënda, Departamentin e Përgjithshëm dhe Departamentin për të Mitur.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti i Krimeve të Rënda, në janar 2018 ka hyrë me 36 lëndë të bartura, gjatë periudhës janar-shtator janë pranuar 62 lëndë, që do të thotë se në punë kanë qenë gjithsej 98 lëndë, ku prej tyre gjatë kësaj periudhe janë zgjidhur 63 lëndë dhe kanë mbetur të pa zgjidhura 35 lëndë.

Departamenti i Përgjithshëm në janar 2018 ka hyrë me 633 lëndë të pa kryera nga viti paraprak, gjatë periudhës janar-shtator janë pranuar 1441 lëndë, që do të thotë se në punë kanë qenë 2074 lëndë, ku prej tyre gjatë kësaj periudhe kohore janë zgjidhur 1780 lëndë dhe kanë mbetur të pa zgjidhura 366 lëndë.

Departamenti për të Mitur në janar 2018 ka hyrë me 20 lëndë të bartura nga viti paraprak, gjatë periudhës janar-shtator janë pranuar 108 lëndë, në punë kanë qenë 128 lëndë, ku prej tyre 104 lëndë janë kryer dhe 24 lëndë kanë mbetur të pazgjidhura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme