Departamenti i Përgjithshëm, në Prokurorinë Themelore në Gjilan,
ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit F.H., për shkak të veprës penale ‘’Mashtrimi’’ nga
neni 335 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Sipas aktakuzës, i pandehuri F.H., më 12 dhjetor 2018, në Gjilan, me qëllim të përfitimit
të kundërligjshëm pasuror për vete, ka mashtruar të dëmtuarin E.H., në atë mënyrë që
nga ai, në periudhën kohore prej datës 02 nëntor – 12 dhjetor 2018, ka marrë me qira
veturën e markës Golf 6, ku pas skadimit të kontratës, nuk e ka kthyer fare veturën, por
të njëjtën ia ka shitur të dëmtuarit B.S., në Ferizaj, në shumë prej 7,400 euro, duke i
premtuar që pas dy jave do t’ia bënte transferin e dokumenteve të veturës dhe pasi ka
pranuar paratë, më nuk iu është lajmëruar asnjëherë.
Me këto veprime, ekziston dyshimi i bazuar mirë se i pandehuri ka kryer veprën penale
të sipërshënuar.
Prokurori i shtetit, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente
në Gjilan, që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë.