Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se brenda 24-orëve ka ngritur 29 aktakuza kundër 36 personave.
Prokuroria njofton se 12 aktakuza janë kundër 12 personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”, transmeton Telegrafi.
Ndërsa aktakuzat tjera mund t’i shihni më poshtë:
Tri aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Vjedhja e rëndë”,
Dy aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Kanosja”,
Dy aktakuza kundër tre personave për veprën penale “Dhuna në familje“,
Një aktakuzë kundër tre personave për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve“ dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm“,
Një aktakuzë kundër tre personave për veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Heqja apo dëmtimi i vulave apo shenjave zyrtare”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një aktakuzë kundër një personi për veprën penale “Vjedhja”.