Prokuroritë themelore ngritin 123 aktakauza për vepra të ndryshme penale

Prishtinë | 31 Maj 2019 | 13:57 | Nga Ekonomia Online

Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit prokuroritë themelore kanë ngritur 123 aktkauza për vepra të ndryshme penale, si dhe janë ndaluar 8 persona të ndryshëm.

Po ashtu, Prokurori i Shtetit njofton se ka bërë 6 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit të personave të ndryshëm, si dhe, ka bërë një kërkesë për sekuestrim.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka marrë vendim për ndalimin 2 personave për veprën penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar” nga neni 283 të KPRK-së, lidhur me veprat penale “Keqperdorimi i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar” nga neni 422 dhe “Marrja e Ryshfetit” nga neni 428 i KPRK-së, “Pengim i të Provuarit apo Procedurës zyrtare” nga neni 394 paragrafi 2, “Kontrabandë me Mallra” sipas nenit 317 të KPRK-së, “Tregti e ndaluar” sipas nenin 305, “Shmangia nga pagesa e Tarifave të detyrueshme doganore” sipas nenit 317 të KPRK-së dhe “Dhënia e ryshfetit” nga neni 429 të KPRK-së.

Gjatë 24 orëve të fundit, Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka ndaluar gjithsej tre (3) persona për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka ushtruar tre (3) kërkesa për caktim të masës së paraburgimit ndaj tre (3) personave. Gjithashtu, gjatë 24 orëve të fundit, Prokuria Themelore në Prishtinë ka ngritur gjithsej 22 aktakuza, ndaj 22 personave, për vepra të ndryshme penale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Prokurorinë Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, janë ngritur njëzet (20) aktakuza për njëzet e shtatë (27) persona veprat penale: ”Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”, “Mashtrimi”, “Lëndim i lehtë trupor”, “Vjedhja e rëndë”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, “Rrezikimi i trafikut publik”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Vjedhja e shërbimeve komunale”, “Dokumentet e rrejshme lidhur me tatimin”dhe ”Lëndim i lehtë trupor” sipas KPRK-së.

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve ka ndalur 2 persona, për shkak të veprës penale “Vjedhje e Rëndë”. Dy të dyshuarit me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë. Gjithashtu, kjo prokurori gjatë 24 orëve ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të pandehurit J.M., për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”. Gjithashtu, Prokuroria Themelore e Pejës gjatë 24 orëve ka ngritur gjithsej 15 aktakuza për vepra të ndryshme penal, ndaj gjithsej 24 të pandehurve.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur 2 (dy) aktakuza, ndaj 2 (dy) personave. Nga Departamenti Përgjithshëm, është ngritur 1 (një) aktakuzë, ndaj 1 (një) personi, për shkak të veprës penale “Dhunë në familje”, ndërsa nga Departementi për Krime të Rënda është ngritur 1 (një) aktakuzë ndaj 1 (një) personi, për veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur 10 aktakuza kundër 12 peronave, për vepra të ndyshme penale. Gjithashtu e njëjta Prokurori ka bërë një kërkesë për masën e caktimit të paraburgimit ndaj një personi për veprat penale”dhuna në familje” dhe “asgjësimi apo dëmtimii pasurisë”.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fudnit ka ndaluar një person, si dhe, ka bërë një kërkesë për sekuestrim. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur 22 aktakuza kundër 30 personave të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëvë të fundit ka ngritur tridhjetë e dy (32) aktakuza për vepra të ndryshme penale, si dhe, ka paraqitur dy (2) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit dhe një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak.

Të ngjashme