Promovohet fjalori online shqip-serbisht, vlerësohet i rëndësishëm për bashkëjetesën në Kosovë

Prishtinë | 26 Sht 2019 | 12:40 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ekipi i Kombeve te Bashkuara ka promovuar fjalorin më voluminoz online shqip-serbisht/serbisht-shqip.

Slavisa Mladenocic, komisioner i gjuhëve, pranë misionit të Kombeve të Bashkuara, tha se përmes këtij fjalori po prezantojnë punën e ekspertëve nga Prishtina dhe Beogradi.

Ai u shpreh se për të njohur fqinjët duhet që nëpër shkolla të mësohet gjuha e tyre.

“Fjalori  që e prezantojmë sot është rezultat i punës nga Prishtina dhe Beogradi. Rezultati i të gjitha hulumtime del se një nga problemet më bazike  është mungesa e kapaciteteve është që gjuha të zbatohet pasi personat nuk i trajnojmë, për njohjen e gjuhëve. Personat që e njohin gjuhën janë më shumë rastësisht. Ajo që duhet të bëhet është të futet gjuha e fqinjëve nëpër shkolla”, tha ai.

Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm për Kosovën Zahir Tanin, tha se njohja e gjuhës së tjetrit dhe mësimi i saj ka rëndësi të madhe pasi që ndihmon ushtrimin e të drejtave themelore të njeriut dhe krijon një lloj besimi mes komuniteteve.

“Barrierat gjuhësore po e pengojnë komunikimin e saktë, shkaktojnë probleme nga shërbimet publike dhe në raportet njerëzore. Kjo pastaj është problem edhe në mes të komuniteteve. Pengesat gjuhësore i pengojnë që ti ushtrojnë të drejtat themelore dhe e krijojnë një lloj mosbesimi, kanë shkaktuar të kthehet edhe në një problem në ndërtimin e besimit në atë forumin që e kam udhëhequr. Kjo çështje u identifikua si çështje kryesore së fqinjësisë, ka krijuar një atmosferë të mosbesimit që po vazhdon edhe sot, ne edhe po vuajmë, nesër do të jetë edhe një argument për pajtimin politik në mes kombeve”, tha ai.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, në Kosovë, Nicholas Abbott, tha se qeveria e Kosovës e njeh rëndësinë e gjuhës, dhe përmes këtij fjalori të titulluar Voc-Up është një mundësi e mirë e mësimit të gjuhës serbe dhe shqipe.

Ai tregoi se ky projekt ka filluar para dy viteve dhe tani është i përfshirë në 30 komuna me 22 mijë përdorues të tij.

“Një nga aspektet kryesore të jetës së mirë është gjuha, qeveria në Kosovë e njeh rëndësinë e gjuhës. Të rinjtë në Kosovë duhet të kenë mundësinë të kuptojnë njëri-tjetrin. Duke e kuptuar njëri tjetrin na sjell përparim. Në vitin 2017 e filluam këtë platformë, në vitin e parë kemi pasur 13 klasë ballë për ballë për 6 komuna këtë vit kemi zgjeruar për 30 komuna”, tha ai.

Abbott tregoi se ky aplikacion është një mundësi që të krijohen ura komunikimi, po ashtu tregoi se 60 % e përdoruesve janë femra.

“Mbi 60% të mësuesve dhe nxënësve potencial janë femra, tani ka një  kërkesa dhe një vullnet për të mësuar dy grupet. Voc-Up tani ka 22 mijë përdorues të njerëzve. Faza e ardhshme do të vazhdoj edhe për të bërë një urë komunikimi që ka një boshëllak që është në Kosovë”

Ky fjalor u bë i mundur nga Qendra për Iniciativë qytetare.

Të ngjashme