Çitaku, VV-së: Për gjynah jeni, edhe pse i keni pasur të gjitha nivelet e pushtetit tash e 6 vite

Prishtinë | 25 Pri 2026 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka reaguar VV-së përmes një postimi në Facebook.

Sipas saj, kjo parti është e paaftë dhe s’është e vërtetë se opozita e ka penguar të kryejë punë të mira në vend.

Postimi i plotë:

Për besë, për gjynah jeni, edhe pse i keni pasur të gjitha nivelet e pushtetit tash e 6 vite.

Hajde na tregoni: si paska mundësi që opozita ju ka bllokuar për të bërë punë të mira për këtë vend, kur i keni 66 deputetë në Kuvend? Shumicë solide.

Si ju ka bllokuar opozita që ka votuar çdo marrëveshje ndërkombëtare për Kosovën? Që i ka votuar zgjatimet buxhetore.
Diçka që ju nuk e keni bërë kurrë sa ishit në opozitë.

Hajde, tregoni.

Të paaftë.

Të ngjashme