Promovohet libri “Këngët e Lirisë”, çmohet lart vepra e dëshmorit Imer Krasniqi

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 17:10 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në 20-vjetorin e rënies së dëshmorit Imer Ramë Krasniqi është përuruar libri “Këngët e Lirisë”. Libër është një përmbledhje e poezive për dëshmorin nga Malisheva.

Jeta dhe vepra e Imer Ramë Krasniqit u vlerësua lart nga pjesëmarrësit.

Redaktori i Librit, Mevludin Mazreku, derisa prezantoi biografinë e Krasniqit, tha se ai ka qenë motivim për te gjithë pjesëtarët e UÇK-së.

Ndërsa Prend Buzhala, recensent i librit, tha se ky libër dallon nga librat e tjetër.

Falënderues për bashkëpunimin u shpreh Mehdi Krasniqi. Ai tha se dëshmorët si Imer Krasniqi nuk vdesin kurrë.

“Dëshmorët e kombit kurrë nuk vdesin sepse ata janë shenjë në kujtesën tonë. Imeri ishte njëri i aksioneve sepse vërtetë e kishte mision çlirimin e atdheut. Kur nisëm punën për të bërë një libër shumë nga krijuesit iu përgjigjen ftesës sime dhe bashkërisht e bëmë këtë”, tha ai.

 

Të ngjashme