Promovohet libri “Nga teoria në praktikë” me studime për kompanitë kosovare

Prishtinë | 10 Kor 2018 | 14:01 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Është promovuar libri “Nga teoria në praktikë”, i cili përmban studime rasti nga kompanitë kosovare. Ky publikim është vepër e një grup autorësh prej 31 pedagogësh universitar, në kuadër të projektit EUFORIA – Erasmus+ dhe është mbështetur nga Komisioni Evropian.

Libri ka për qëllim t’u ndihmojë studentëve që t’i zbatojnë në praktikë njohuritë teorike,  u tha në ngjarjen e organizuar me këtë rast.

Profesori Iraj Hashi nga universiteti “Staffordshire” në Britani të Madhe, tha se ky libër me raste studimore është i pari në gjuhën shqipe në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni

Ai u shpreh se qëllimi i projektit EUFORIA ishte përmirësimi i marrëdhënieve mes universiteteve dhe ndërmarrjeve.

“Në Kosovë ka pak përdorim të rasteve studimore. Brezi i vjetër nuk është shumë i angazhuar në universitet. Arsyeja  tjetër është mungesa rasteve studimore në kompani. Projekti EUFORIA vendosi që ajo që do të bënim ishte përmirësimi i marrëdhëniëve mes universitetit dhe ndrëmarrjeve dhe t’i përgatisim rastet studimore”.

“Ky libër është i pari rasteve studimore të kompanive kosovare i botuar në shqip, i pari edhe në Shqipëri dhe Maqedoni”, ka thënë profesori nga Londra.

Hashi bëri të ditur se kanë mbajtur punëtori lidhur me atë se si duhet të përdoren rastet studimore dhe mënyrën e shkrimit të rasteve studimore.

“Janë shkruar 28 raste studimore nga 6 kolegë të universitetëve partnere. Do t’i ndryshojmë mënyrat se si angazhohen studentët në të nxënit e mësimit”.

“Këto raste studimore janë shkruar së pari në anglisht dhe pastaj u përkthyën në shqip dhe u redaktua nga profesori Muhamet Mustafa. Pa ndihmën e tij, ky libër nuk do të botohej”, ka shtuar ai.

Profesori nga kolegji Riinvest, Muhamet Mustafa, i cili është edhe redaktor i librit, tha se ka qenë sfiduese për ta që të prodhojnë përmbajtje në mënyrë që studentët konceptet teorike t’i lidhin me praktikën, raporton EO.

Mustafa shtoi se studimet e rastit janë shumë të rëndësishme sepse përmes tyre testohet aftësia e studentëve për të menduar në mënyrë kritike dhe për të zgjidhur probleme.

“Hartimi i studimeve të rasteve është problem i ndërlikuar. Studenët duhet të kenë informata për një temë që shpjegohet, të jepet përmbajtje që konceptet teorike t’i lidhin me praktikën. Kjo ka qenë një sfidë e madhe për neve”.

“Ne duhet të sjelim risi që përdorimin e rasteve studimore t’i njohim me botën reale dhe ato që i mësojnë t’i zbatojnë në praktikë”, ka deklaruar Mustafa.

“Është arritur qëllimi në masë të madhe.  Pse janë kaq të vlefshme studimet e rastit, sepse nëpërmes mes tyre testojmë studentët sa janë të afte për të menduar në mëyrë kritike dhe sa janë të aftë për të zgjidhur problemet, sa janë të afte për të punuar në mënyrë aktive, për të vendosur prioritetet”, theksoi ai.

Ai bëri të ditur se në libër janë të përfshira 28 studime të rastit në fushën e biznesit, menaxhmentit dhe marketingut.

Pjesë e librit, sipas tij, janë 8 kompani prodhuese, 3 kompani tregtare, 2 hotele etj, ndërsa në fushën e edukimit janë tri kopshte të fëmijëve.

Profesori Mustafa kërkoi që ky libër të përfshihet në syllabuset e fakulteteve për vitin e ri akademik. Nga 600 kopje të librit sa janë botuar, disa do të ndahën për institucionet, fakultetet dhe bibliotekat.

“Përmbajtja, ka shumë sektorë të kompaive, kemi 8 kompani prodhuese, tregti kemi 3, në hoteleri kemi 2 hotele, 2 banka, kater konpani që merren me ICT, në edukim kemi tri kopshte të fëmijëve. Kemi 31 autorë, ka qenë punë jashtëzakonisht e mirë”.

“Ky libër është botuar në 600 kopje, do tu ndahet pa pagesë institucioneve, fakulteteve dhe bibliotekave. Pas kësaj duhet që të përfshihen në syllabuset për vitin e ri”, ka thënë Mustafa.

Të ngjashme