Sonte në orën 18.00 do të promovohet libri “Një kosovar si Radomiri- Radomir Dimiq, përmbledhje shkrimesh”. Promovimi mbahet në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”.
Në promovimin e librit merr pjesë edhe kryeministri Albin Kurti dhe do të mbajë një fjalë rasti, bëri të ditur Divizioni për Komunikim Publik i Ministrisë së Kulturës.
“Radomir Dimiq tash e 25 me vullnet dhe pa frikë angazhohet për një shoqëri kosovare jo të ndarë për një shoqëri që sheh nga e ardhmja, por duke mos harruar të ardhmen”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.