Promovohet libri “Reflektime të një qytetari arkitekt” i profesorit Arbër Sadiki

Prishtinë | 12 Nën 2018 | 20:23 | Nga Ekonomia Online

Në prani të mysafirëve, studentëve dhe profesorëve, në ambientet e UBT-së, në Prishtinë, është promovuar libri “Reflektime të një qytetari arkitekt”, i profesorit të UBT-së, Arbër Sadiki.

Përmes këtij botimi janë pasqyruar reagimet momentale ndaj ngjarjeve të përditshme nga fusha e arkitekturës, urbanizmit, edukimit e kulturës, ngjarje të cilat përshkruhen si refleksione kritike, në aspektin pozitiv e negativ.

Autori i librit, Arbër Sadiki, ka treguar se ideja e botimit të këtyre teksteve të përmbledhura në një vëllim, ka për synim dy qëllime. Së pari, sipas tij, sjellë në mënyrë kronologjike ngjarje të rëndësishme arkitekturore, ku lexuesve u jepet mundësia që të reflektojnë edhe një herë mbi çështjet e ngritura. Së dyti, autori theksoi se përmes këtij libri u jepet mundësia lexuesve që qëndrimet e shprehura publikisht t’i nënshtrohen edhe gjykimit publik.

Tutje, Sadiki tha se një seri reflektimesh paraqiten përmes skicave, karikaturave, vizatimeve e kolazheve, si produkt vizual i qëndrimeve.

Për reflektimet e paraqitura në libër nga arkitekti Arbër Sadiki, debatuan dhe ndanë përvojat bashkërisht profesionistë dhe ekspertë të fushën së Arkitekturës, Urbanizimit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët kanë përmendur edhe raste konkrete.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme