Promovohet libri “Sintesajzer për fillestarë”, me 45 këngë të përshtatshme për fëmijë

Prishtinë | 29 Maj 2018 | 11:48 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në Bibliotekën Kombëtare “Pjetër Bogdani” është promovuar libri “Sintesajzer për fillestarë” i autores Ajmone Dhomi.

Autorja Ajmone Dhomi tha se tani ka kohë më shumë t’u kushtojë vëmendje librave, sepse është në pension, dhe se më herët nuk ka arritur të gjejë libra me të cilët mund të mësojnë fillestarët .

Sipas autores, tani përmes këtij libri të gjithë mund të mësojnë në përdorimin e instrumenteve të ndryshme muzikore dhe ekzekutimin me to, raporton Ekonomia Online.

“Ky libër mua më përmbush se kam bërë të gjitha mundësitë për një nxënës që dëshiron ta mësojë muzikën dhe në këtë libër i ka të gjitha”, shtoi Dhomi.

Profesori Adhurim Rasimi foli për librin e sapopromovuar dhe tha se ky libër i përmbush të gjitha zbrazëtirat të cilat kanë qenë në mungesë të librave të tillë.

“Autorja ka përzgjedhur 45 këngë të ndryshme të përshtatshme për moshën parashkollore dhe në shkollën fillore. Këngët janë zgjedhur me kujdes që janë në përputhje me mundësitë përjetuese dhe interpretuese të fëmijëve, të cilat nxënësit përveç që mësojnë t’i interpretojnë, të njëjtat munden t’i shfrytëzojnë në orët e edukimit ose aktivitetet e orientuara nga lënda muzikore”, tha Rasimi.

“Me këtë libër autorja i kontribuon pasurimit të literaturës së mangët të edukimit muzikor në përgjithësi dhe studentëve iu ofron informacionet e mjaftueshme për aftësim, interpretim në instrumente me taste”, shtoi Rasimi.

Të ngjashme