Në Kolegjin AAB në Fushë Kosovë, është bërë promovimi i librit universitar “Teori dhe strategji të mësimdhënies – Qasja konstruktiviste”, i autorit Xhavit Rexhaj.
Rektori i Kolegjit AAB, Lulzim Tafa, tha se qëllimi kryesor i këtij libri është të ndihmojë mësimdhënësit në kryerjen më cilësore te punës së tyre nëpërmjet njohjes me teoritë kryesore të të nxënit në përgjithësi dhe me teorinë konstruktive në veçanti.
Pos kësaj ai tha se libri synon të përkthejë parimet kryesore të konstruktivizmit për t’i zbatuar ato në kontekstin mësimor kosovar.
“Libri është i rëndësishëm për shumë arsye . Trajton problematikën e mësimdhënësit në krahasim me ata që kanë qenë më parë. Libri ofron informacione për qasjen konstruktive. E treta, libri ofron mundësi për përdorimin e të gjitha niveleve deri në nivelin universitar. Të gjithë lexuesit e librave janë të rëndësishëm por ata të këtij libri janë mësimdhënës dhe kjo është e rëndësishme. Autorit i dëshiroj shumë suksese”, tha rektori Tafa.
Blerim Saqipi, njëri nga recensentët e këtij libri, tha se janë tri cështje që e karakterizojnë këtë libër.
“Mendoj se tri janë çështje qe e karakterizojnë një libër të mirë. Së pari qasja e autorit puna serioziteti, e dyta cilësia e temës dhe çfarë trajtohet, e treta kontekstualizmi dhe publikimit. Profesori Rexhaj, është munduar të ketë një qasje më ndryshe përtej minimales ka trajtuar çështjen duke angazhuar në hulumtime në Kosovë dhe ShBA. Libri shkon më tej duke u lidhur me komplikimet qe ka konstruktivizmi kjo ka rëndësi të veçantë se autori bën ndërlidhjen e praktikave te mira në botë si në ShBA. Ky libër i shërben lexuesit në një kohë kritike për profesionalizmin e mësimdhënësve “ theksoi ai.
Selim Mehmeti, recensent dha disa të dhëna përkitazi me këtë libër. Tha se është i ndarë në 5 pjesë.
“Pjesa e librit nuk është e ndarë në kapituj dhe numra por është e ndarë në pesë pjese fillon me një hyrje të veçantë qe përfundon me një mesazh qe nuk ka nxënës të keq. Jep informacion kush e përdor duke filluar nga mësimdhënësit e deri në nivelin universitar. Ky libër tregon se çfarë u mungon shkollave në Kosovë. Porosia e fundit e librit është këshilluese pedagogjike. Bibliografia është një tjetër gjë që e karakterizon këtë libër”, tha ai.
Edhe Mentorja Nikoleta Mita, pati fjalë miradije për autorin e librit.
Profesoresha nga Shqipëria tha se ka pasur në duar shumë doktorata, por ajo e Rexhajt ishte më e mira.
“Më ka bërë përshtypje qe është një njeri vizionar. Në fillim të viteve 2000 Xhaviti punonte më MAShT dhe kishte ide të mira që i vuri në zbatim. Orientomi i tij drejt produktit, rezultati drejt të dobishëm. Kam pasur shumë doktorata por e Xhavitit ishte një nga më mirat, ishte një punim shkencor dinjitoz dhe sot kemi produktin e asaj pune në një libri që do jetë për bibliotekën pedagogjike, i dobishëm për trajnimin e mësuesve do zhvillojnë njohuritë. tyre. Një libër që shërben për reflektime për këdo qe e lexon“ u shpreh ajo
Ndërsa autori, Xhavit Rexhaj, u shpreh falënderues për të gjithë ata që ndihmuan në këtë libër.
“Falenderiemet e kam listën e gjatë. Kam qenë shumë me fat për hartimin e këtij libri. Familje faleminderit, rektor, profesorë, pa përkrahësen e tyre s’do bëhej kjo. Pjesë me rëndësi dhe shkollat janë 100 qe janë vizituar dhe studiuar , drejtorë shkollash. Kam mësuar shumë gjatë këtij procesi. Dy çështje dua t’i them. Një si lexohet libri, ata për teorinë filloni prej fillimit ata për praktikë nga faqja 24”, tha ai.