Pronarët e 25 kompanive të transportuesve të udhëtarëve në linjën Podujevë-Prishtinë kanë paralajmëruar se do të hyjnë në grevë prej 18 shkurtit, shkruan sot Koha Ditore.
Sipas kryetarit të Shoqatës së këtyre kompanive, Beqir Mustafa, këtë hap e kanë marrë për shkak të taksive ilegale që operojnë në këtë relacion rrugor, dhe për shkak se të njëjtit persona nuk po i ndalin inspektorët komunalë dhe policia. Mustafa ka thënë se qe një kohë të gjatë janë duke punuar me humbje, pasi shumicën e udhëtarëve po ua marrin taksitë ilegale.
“Po, e vërtetë, prej 18 shkurtit është paralajmëruar greva. Arsyeja për shkak të kerreve dhe furgonëve që po punojnë në të zezë. Ne po punojmë vetëm me humbje. 20 euro minus po dalim në aksham”, ka thënë kryetari i Shoqatës së transportuesve në relacionin Podujevë-Prishtinë-Podujevë, Beqir Mustafa.