Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas një rrugëtimi historik, sonte i jep fund kampanjes kualifikuese me ndeshjen ndaj Anglisë.
Anglia ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’, teksa Kosova nuk ka arritur ta bëj një gjë të tillë përmes kualifikimeve dhe mundësia e vetme tani mbetet te Liga e Kombeve.
Megjithatë, ndeshja e së dielës është e rëndësishme, për faktin se Anglia është Kombëtarja më e madhe që vjen në Prishtinë.
E në ‘Fadil Vokrri’ sonte do të këtë edhe mysafirë special. ‘Gazeta Olle’ mëson ekskluzivisht se në kryeqytetin kosovar ka zbarkuar edhe pronari i klubit të njohur anglez, Manchester Cityt, Sheikh Mansour me bashkpunëtorët e tij. Ata kanë ardhur në Prishtinë për të shikuar ndeshjen Kosovë-Angli, transmeton gazetametro.
Ndryshe, te Kosova pritet të startojë nga minuta e parë Aro Muriç, portieri që është pikërisht futbollist i kampionit anglez.
Kujtojmë që ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet sot me fillim prej orës 18:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.