Pronari i furrës tentoi të vriste edhe shoqen e viktimës, thotë i afërmi i të ndjerës

Prishtinë | 25 Mar 2025 | 13:38 | Nga Ekonomia Online

Ngjarja tragjike e vrasjes së Nexhmije Haradini nga ish-punëdhënësi i saj, Arsim Morina, bëhet edhe më tronditëse, pasi ai ka tentuar të vrasë edhe shoqen e saj, e cila ishte e shoqëruar me fëmijën e saj.

Shoqja e e së ndjerës ka mbetur e lënduar gjatë sulmit, tregoi Rrahim Ajeti, njëri nga bashkëfamiljarët e viktimës, për emisionin “Kosova Today”.

Ajeti, tregoi se Nexhmija kishte punuar për tetë vjet në furrën e Morinës bashkë me bashkëshortin e saj, por ishte larguar nga puna rreth gjashtë muaj më parë.

E ndjera ka lënë pas tre fëmijë, një djalë mbi 18 vjeç dhe dy vajza të moshës 12 dhe 16 vjeçare.

Të ngjashme