Një anëtar i familjes amerikane, e cila e ka në pronësi Manchester Unitedin, nuk ka dashur t’iu kërkojë falje tifozëve për qëllimin e tmerrshëm për t’iu bashkuar Superligës Evropiane.
Gazetarja e Sky Sports, Sally Lockwood, u zatet me Avram Glazerin në Florida dhe i dha mundësi atij t’iu drejtohet tifozëve të Unitedit, duke thënë: “kjo është një mundësi për ju, mbase të kërkoni falje?” .
Glazer u pyet nëse tashmë është koha që familja e tij ta shesë klubin, dhe nëse tifozët e Unitedit janë thjesht konsumatorë për të.
Ai u pyet edhe nëse kishte ndonjë gjë për t’iu thënë përkrahësve të klubit të tij.
Por, vazhdimisht heshti dhe u fut në makinë dhe u largua pa thënë gjë.