Propozohet që stadiumi i Kosovës të emërohet “Fadil Vokrri”

Prishtinë | 25 Jan 2017 | 21:00 | Nga

Trajneri Tahir Batatina konsideron se ka Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të mbajë emrin e legjendës Fadil Vokrri, aktualisht kryetar i Federatës së Futbollit

“Duke e parë nëpër proceset që ka kaluar futbolli kosovar dhe angazhimin disavjeçar, një angazhim që do të mbetet në histori nga një president i një futbolli për lobimin dhe pranimin e Kosovës në FIFA dhe UEFA”, ka shkruar Batatina, në faqen e tij në Facebook.

“Ai deklasoi palën serbe me mbështetjen e federatave Evropiane te futbollit që të mbështetet Kosova për pranim”, ka vazhduar të arsyetojë propozimin e tij Batatina.

“Unë mendoj se Stadiumi Nacional i Kosovës duhet të quhet ARENA KOMBËTARE ‘FADIL VOKRRI'”.

“Nuk ka njeri as sportist që do ta kundërshtonte një emërim të tillë, duke e parë si ishte dhe që do të mbetet legjendë e Kosovës”, ka shkruar Batatina.

Më herët, ide që që stadiumi ku t’i zhvillojë ndeshjet Përfaqësuesja e Kosovës të quhet me emrin e presidentit të FFK-së kishin dhënë edhe Besfort Kasumi e Ismet Munishi.

Ditë më parë u konfirmua projekti për ndërtimin e Stadiumit Kombëtar në Bërnicë të Poshtme, lokacion që ndodhet 4.5 km nga qendra e Prishtinës.

Stadiumi pritet të përfundojë në vitin 2019.

Sipas disa burimeve nga FFK-ja, opsioni më serioz aktualisht është që stadiumi nacional që quhet “Dardania”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme